Osmani: Partneriteti ynë me Kosta Rikën është unik
BKT
Foto: Facebook
Lajme

Osmani: Partneriteti ynë me Kosta Rikën është unik

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me liderë të tjerë botërorë ka marrë pjesë të dielën, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se dje pati fatin që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

“Pavarësisht distancës gjeografike, partneriteti ynë është unik, i ndërtuar në shtyllat e miqësisë, demokracisë, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhur të popullit, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë!”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Presidentja Osmani e ka uruar homologun e saj Chaves në marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në përfaqësimin e popullit të Kosta Rikës. Gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rikë, Osmani ka takuar edhe homologun e saj nga Republika Dominikane.


MË SHUME NGA Lajme