Xhevdet Peci apo “Grushti i hekurt” dhe biografia e tij
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Por kush ishte legjenda e boksit që tejkaloi kufijtë e Kosovës duke qenë ndër më të njohurit në ish Jugosllavi e më gjerë?
Më poshtë sjellim biografinë e përmbledhur nga kosovaboxing.org.
Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Me boks filloi të mirret si 16 vjeçar në klubin e boksit “Akumulatori” të Mitrovicës. Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni e bëri një boksier në peshat e rënda që se kishte Kosova deri më atëhere. Me të punonte traineri ynë legjendar Lah Nimani i cili parashikoj një të ardhme të ndritëshme te ky djalosh i urtë dhe punëtor. Në gjysëm sezonen e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnë s`bashku në K.B.Prishtina si përforcime mjaft të qëlluara të asaj kohe.
Xhevdet Peci me të ardhur në K.B.Prishtina fitoj mjaft simpati. Publiku ishte i fascionuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund. Tërë Pallati i rinisë dhe Sportit në Prishtinë pritnin match-in e fundit (kryesor të mbrëmjes) ku Peci gjithëmonë sjellte shllagun në torte si e quajnë kategorinë e rëndë në zhargonin boksiv.
Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vitë Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike. Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match. Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rrënja e ligës. Pas katër mujave Peci vendos të kthehet në folen e vjeter dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale (1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore (1978) – Kampion Ballkanikë (1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë (1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës (2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullitTELEGRAM NGUSHELLIMI PER VDEKJEN E ISH-BOKSIERIT XHEVDET PECI
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të madh mori lajmin për vdekjen e legjendës së boksit kosovar, Xhevdet Peci.
"Dorëza e hekurt" do të mbetet gjithmonë idhulli i shumë gjeneratave për kontributin e tij dhënë boksit kosovar sidomos në kohën e artë me klubin e Boksit "Prishtina".
Xhevdet Peci i pamposhtur në ring dhe i dashur për të gjithë jashtë tij, do të mbetet shembull edhe për brezat e ardhshëm.
Bordi i SHGSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Peci, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit të boksit për vdekjen e Xhevdet Pecit.
Lamtumirë legjendë ...
Vdes ish - boksieri i njohur Xhevdet Peci
Xhevdet Peci nuk jeton më. Ish-boksieri i njohur shqiptar në Ish-Jugosllavi ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur ish miku i tij dhe ish hendbollsiti i njohur i KH Trepçes, Afrim Prekazi përmes një postimi në Facebook.
Prekazi e ka përshkruar mikun e tij si legjendë.
Postimi i plotë:
Zoti i madhërishëm të mëshiroftë vëllau ynë Xhevdet Peci ! Lamtumirë Legjendë në nji botë ma të mirë se kjo !...























