10:12 / 10.05.2022
Kurti: Kosova ofron klimë të favorshme për investime të kompanive amerikane
Emine Hoti/ RTKlive.com
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur amerikane LinkedIn.
Kurti në takimim me bordin drejtues të kësaj platforme online ka thënë se Kosova ofron klimë të favorshme për të investime nga kompanitë amerikane.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri Kurti ka thënë se këto investime do të hapnin vende të reja të punës për qytetarët.
“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.























