Edhe një thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën
BKT
Foto: Manuel Sarrazin/ Facebook
Lajme

Edhe një thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën

Jeton Musliu / RTKlive

Këtë herë është Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Sarrazin i cili ndodhet në Beograd, në fjalën e tij gjatë një forumi, u shpreh se Bashkimi Evropian  nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.

“Është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën”, deklaroi Sarrazin.

Sipas tij, është i rëndësisë së madhe që të ndodhë kjo, pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së.

“Nuk duhet humbur këtë mundësi. BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, citohet të ketë thënë  Sarrazin.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Sarrazin është  një nga katër të emëruarit specialë për Ballkanin perëndimor. Përveç SHBA-së, që ka emëruar Gabriel Escobar, është edhe Britania e Madhe që ka emëruar Stuart Peach si dhe Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme