Ndeshja Romë- Feynord në Tiranë, hotelet me çmime "të çmendura"
BKT
Sport

Ndeshja Romë- Feynord në Tiranë, hotelet me çmime "të çmendura"

rtsh.al

Finalja Romë- Feynord ka rritur çmimet e hoteleve në vlera të padëgjuara ndonjëherë për Tiranën. RTSH ka bërë një vëzhgim në platformën Booking nga ku rezulton se në datat 25-26 maj një dhomë hoteli në kryeqytet po shitet nga 400 euro e deri në 8000 mijë euro nata. Të njëjtat dhoma, pak ditë pas ndeshjes janë me çmime normale.

Ferdinand Fushëza është pronar i një bujtine në rrugën Bardhok Biba, pak metër larg qendrës së Tiranës. Ndryshe nga të tjerët ai i ka shitur të gjitha dhomat me çmime normale për finalen e shumëpritur.

Fushëza ndan zhgënjim për sjelljen e operatorëve të tjerë për të cilën thotë se dëmton imazhin e Shqipërisë në prag të sezonit turistik.

Ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se fenomeni i rritjes së çmimeve është i njohur në ditë të tilla pasi i dedikohet kërkesës së lartë.

Situata e rritjes së çmimeve të hotelerisë në datat e finales Romë-Feynor ka marrë vëmendjen e Autoritetit të Konkurrencës që lajmëron se nisur monitorimin e tregut. Përmes një njoftim ky autoritet u kërkon operatorëve të ofrojnë shërbime me çmime të orientuara drejt kostos si dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit. Konkurrenca paralajmëron gjithashtu se nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja e menjëhershme e çmimeve është në kundërshtim me ligjin “ Për mbrojtjen e Konkurrencës” shkelësit do të gjobiten me 10% të xhiros vjetore.