Zyrtare, Manchester City arrin marrëveshje për transferimin e Haaland
Manchster City e ka zyrtarizuar transferimin e madh të kësaj vere. Erling Haaland do të zbarkojë më 1 korrik në "Etihad Stadium".
Klubi anglez e ka publikuar një deklaratë zyrtare para pak minutash në rrjetet sociale, ku ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit norvegjez.
Për kartonin e Haaland, Manchester City do të paguajë 75 milionë euro në arkat e Dortmundit, aq sa ishte parashikuar edhe në klauzolën për prishjen e parakohshme të kontratës mes palëve.
Ndërkaq, sulmuesi shtatlart norvegjez do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus për nënshkrimin e kontratës, por që nuk është bërë i ditur.
Kësisoj skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e ka fituar garën me ekipe si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.























