Covid në Shqipëri, 44 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Shqipëri

Covid në Shqipëri, 44 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

rtsh.al

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur pak minuta më parë se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë regjistruar vetëm 44 raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje.

Ministria e Shëndëtësisë njofton se janë kryer 914 testime dhe se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Ndërkohë, janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Maj 2022)

Raste të reja ditore 44

Të shëruar në 24 orë 93

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 914

Testime totale 1,814,203

Raste pozitive 275,416

Raste të shëruara 271,710

Raste Aktive 209

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 116

Fier 27

Vlorë 19

Shkodër 10

Lezhë 8

Elbasan 8

Korçë 6

Gjirokastër 6

Durrës 4

Berat 3

Kukës 2

 


MË SHUME NGA Shqipëri