Liverpool mposhtë Aston Villan dhe ruan gjasat par titull
BKT
Sport

Liverpool mposhtë Aston Villan dhe ruan gjasat par titull

Liverpool po vazhdon të ruajë gjasat për titull të kampionit në Premier League. 

Klubi nga qyteti me të njëjtin emër ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Aston Villas.

Me rezultat 2-1 Liverpool ka realizuar fitore me përmbysje. 

Douglas Luiz kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e katërt, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.

Joel Matip e barazoi rezultatin vetëm pas dy minutave, teksa Sadio Mane ia siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 65-të.

Liverpooli dhe Manchester City janë baraz me pikë, me nga 86, por City ka një ndeshje më pak.