Borell sonte në darkë me liderët e rajonit
BKT
Foto: RTK
Lajme

Borell sonte në darkë me liderët e rajonit

Gjeraqina Tuhina/ RTK/Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell do zhvillojë sonte një darkë joformale me liderët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar për shtyp nga ana e Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), në rend të ditës do jetë agresioni i paligjshëm I Rusisë kundër Ukrainës.

Kosovën në darë do e përfaqësojë, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, meqë presidentja dhe kryeministri gjendën për vizitë në SHBA.

Nga ana tjetër, pjesëmarrjen në darkë, nga liderët tjerë rajonal, e kanë konfirmuar tashmë, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, si dhe presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq.

Të gjithë ata paraprakisht do zhvillojnë takime bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell.

Darkat joformale me liderët nga Ballkani Perëndimor, i ka iniciuar ish -Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogerini.

Këto tani janë shndërruar në traditë kur dy herë në vit, të gjithë liderët mblidhen në Bruksel, ku së bashku me përfaqësuesin e lartë evropianë,  diskutojnë për sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajme