09:21 / 11.05.2022
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare në orët e mesditës. Vranësirat do jenë më tepër prezente në relievet malore dhe në lindje të vendit.
Në orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në lindje parashikohet shi i dobët dhe lokal.
Era do të fryjë në kuadratin verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.