Edhe Barcelona pas yllit të Liverpoolit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Bayern Munich nuk është i vetmi klub i madh evropian që e do yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.
Sipas medieve spanjolle, është Barcelona një tjetër klub i madh evropiane që ka hyrë në garë për sulmuesin e ‘The Reds’.
Mane duket se në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga ‘Anfield’. Sulmuesi nga Senegali është cak i gjigantit gjerman, Bayern Munich, por thuhet se Barcelona do të rivalizojë skuadrën gjermane për Mane-n.
Senegalezi është një nga lojtarët kryesor tek skuadra e Jurgen Klopp, por siç raportohet, lojtari gjatë kësaj verë, mund të largohet në rast se Liverpool nuk ia plotësojnë kërkesat e tij financiare.
Mane me skuadrën angleze, ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia që senegalezi gjatë kësaj verë të bëhet me klub të ri.























