Kuvendi i Kosovës nderon Xhevdet Pecin
BKT
Sport

Kuvendi i Kosovës nderon Xhevdet Pecin

B.Halimi / RTKlive

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nderuar me një minutë heshtje ikonën e boksit kosovar, Xhevdet Peci, i cili para dy ditësh ndërroi jetë.

Ish-boksieri i famshëm kosovar i viteve 70 e 80-ta ka vdekur të hënën në moshën 67-vjeçare në SHBA, ku po jetonte tash e disa muaj.

Peci kishte lindur në Mitrovicë në vitin 1955, ndërsa ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Klubit të boksit Prishtina, duke qenë kampion i shumfishtë i Jugosllavisë.