Reforma në drejtësi, Rama: SPAK liri të hetojë këdo nga oborri i PS!
Shqipëri

Reforma në drejtësi, Rama: SPAK liri të hetojë këdo nga oborri i PS!

/rtsh.al/

Reforma në Drejtësi dhe veçmas aktiviteti i SPAK ka qenë kryefjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë deklaratës për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë ka thënë se SPAK është e lirë të hetojë këdo nga oborri i Partisë Socialiste dhe të bëjë drejtësi për këdo që turpëron këtë forcë politike. Zoti Rama përsëriti se kushdo nga radhët e socialistëve që ka një llogari të hapur me drejtësinë, nuk ka vend më në PS. "Sa të jem unë këtu, askush nuk do i bëjë presion drejtësisë” tha kreu i PS dhe rkeyministri Edi Rama.

“Mosgjithanshmëria e spektrit të hetimeve dhe gjykimeve të deritanishme, besoj se e drejta që në këtë moment që mbyll një cikël dhe hap një cikël të ri në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me opinionin publoik qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush.

I kam dhe i kemi mbështetur të gjitha vendimet e veprimeve të SPAK pa asnjë ekuivok, pa asnjë koment, përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi bërë të qartë që në krye të herës se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur.

Kujtoj këtu gjithashtu se nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetar bashkie, apo ish-drejtor të përgjithshëm kur një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tashmë janë prapa hekurave, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik që është se as unë dhe askush nga ne, s’jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme as për të thënë një gjë dhe pastaj për të bërë një gjë tjetër.

Gjithë kjo që ka ndodhur e tregon. Siç nuk ndodhi në 500 vjet nuk do dalë as në këto 5 vjet që ndonjë prokuror apo gjykatës të hetonte në oborrin e partis në pushtet. Garancia se drejtësia mund të hyjë lirish në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne, lidershipi i PS dhe vetë PS, askush tjetër. Ta keni të qartë të gjithë, shqiptarë, ndërkombëtarë se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, që as nuk i ka bërë dhe as nuk do i bëjë ndonjë presion drejtësisë, sa të jem unë këtu”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri u ndal më tej dhe te ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar nisjen e hetimeve ndaj tij. Rama theksoi se dënimin ndaj Berishës nuk e vendos PS, por kërkon hetim për një çështje që sipas tij është "gur në qafë" për gjithë Shqipërinë. 

“Vettingu po bën 5 vjet, SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion, se përndryshe çdo thoshim për deklaratat e përfaqësuesve të BE dhe SHBA ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Presion mbi drejtësinë? Sipas meje, jo!" Një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia, pasi është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi në aspektin politik.

Ça presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur ‘non grata’ nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Ta bësh këtë një vit pasi shpallja ‘non grata’ është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi do duhet të bëjnë punën e tyre? Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri socialist Edi Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri