Golden Eagle Ylli realizon tjetër fitore ndaj Sigal Prishtinës
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli realizon tjetër fitore ndaj Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka fituar prapë ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës​​​​​​​.

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it janë zhvilluar sonte.

Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 79:70.

Golden Eagle Ylli ishte sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48.  Yllit i duhet vetëm edhe një fitore për ta prekur finalen e plejofit.