Ekskluzive: Kosova aplikon sot për antarësim në KE
BKT
Lajme

Ekskluzive: Kosova aplikon sot për antarësim në KE

Muharrem Miftari/RTKLive

Pas darkës joformale që është organizuar nga Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borell, u bë i ditur se Kosova që sot do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova sot (enjte) pritet të aplikojë për anëtarësim në KE.

Korrespodentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, duke u mbështetur në burime të sigurta, raportoi se tashmë për një gjë të tillë janë njoftuar edhe Josep Borell por edhe liderët e pesë vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

Ajo raporton se në këtë çështje, nuk ka gisht Borrell ngase KE është organizatë tjetër nga BE.

Tuhina vlerëson se tani është  momenti i duhur për aplikim për anëtarësim të Kosovës pasi  Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të agresionit mbi Ukrainë.

Anëtarësimi në këtë organizatë shërben si një hapje dere për të shtyrë përpara në anëtarësim në organizata tjera.

“Është një derë drejtë BE-së”, deklaroi Gjeraqina Tuhina, korrespondente e RTK-së në Bruksel.

Sipas saj ky është një hap monumental e historik.

Këtë lajm e konfirmoi edhe vet Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë i cili pas darkës joformale tha se qëllimi i Kosovës është që të anëtarësohet në organizatat tjera ndërkombëtare, duke shtuar se Kosova edhe ka të drejtën për ta bërë këtë.

Tutje ai theksoi se do të angazhohet të bëjë ndikimin në tërheqjen ne njohjeve nga shtetet tjera ndaj Kosovës.

Të pranishëm në darkën jo formale përveç ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla ishin edhe kryeministri  shqiptar Edi Rama, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.


MË SHUME NGA Lajme