Kryeministri Kurti nis sot vizitën dyditëshe në Iowa të SHBA-së
Afet BELA/ RTKlive
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar disa shtete dhe kompani të ndryshme të cilët i ka ftuar për mundësitë që Kosova i ka për bizneset amerikane.
Sot Kryeministri Kurti nis sot vizitën dyditëshe në shtetin e Iowa-s të SHBA-së, shtet i cili ka dhënë shumë kontribut për Kosovën sidomos në ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe fusha të tjera.
Sipas agjendës Kurti në Iowa të SHBA-së, do të ketë disa takime përfshirë guvernatorin e këtij shteti Kim Reynolds, takime me komunitetin e biznesit e takime të tjera.
Ndryshe gjatë vizitës dyditore në Kaliforni të SHBA-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.
Në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësues të kompanisë Airbnb. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar të mërkurën kompaninë Microsoft.























