07:49 / 12.05.2022
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në relievet e larta malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës fiton shpejtësi deri në 5-7m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.