Shqipëri: Kuvendi shqyrton miratimin e strukturave të Vetingut
Shqipëri

Shqipëri: Kuvendi shqyrton miratimin e strukturave të Vetingut

ATSH

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektligjin për miratimin e strukturës organizative të vetingut, KPA, KPK dhe Komisionerëve Publikë.

Kuvendi nis sot seancën plenare me prezantimin e raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021 dhe Raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.

Në vijim Kuvendi do të shqyrtojë “Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”.

Kuvendi do të miratojë gjithashtu strukturën për tre organet e vetingut: “Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshimeve në vendimin nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”. Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”.


MË SHUME NGA Shqipëri