BBC ironizon me Ronela Hajatit në Eurovision
Magazina

BBC ironizon me Ronela Hajatit në Eurovision

Shqipe Gashi/RTKlive

Këngëtarja, Ronela Hajati, ka bërë bujë të madhe me performancën e saj në “Eurovision 2022”.

Ajo të martë bëri hapjen e kompeticionit muzikor, gjersa mori vëmendje me çdo detaj përfshirë këtu edhe vallëzimin.

Gjiganti britanik, BBC, më saktësisht ‘BBC Three’ e ka kthyer në ‘humor’ momentin kur artistja gjatë këndimit rrotullonte kokën dhe dukej sikur po thante flokët.

“Kur taksi arrin në orën 5, dhe ju keni nevojë t’i thani flokët tuaj. Shqipëria. Eurovision”, ka qenë përshkrimi në një pjesë të ndarë në Twitter nga BBC Three.

Reagimet kanë vijuar më pas në hapësirën për komente, ku shihej se kishte më shumë komente.

Ronela përndryshe me “Sekret” nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe, që mbahet të shtunën (14 maj).

Kujtojmë që sonte është nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2022”, ku do të performohen këngët konkurruese të cilën keni mundësi ta ndiqni në RTK.

Kliko këtu