12:23 / 12.05.2022
Origi mbetet objektiv i gjigantit italian
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AC Milan raportohet se po bën presion për transferimin e sulmuesit të Liverpool-it, Divock Origi.
‘Rossonerët’ prej kohësh janë duke e vëzhguar sulmuesin e ‘The Reds’. Milanistët janë duke bërë garë të zjarrtë me Interin për titullin e kampionit, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Krerët e Milanit tashmë janë duke i vëzhguar disa lojtarë të cilët synojnë t’i kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Origi sipas medieve italiane, është në listën e trajnerit Stefano Pioli. Milani thuhet se është duke përgatitur një ofertë joshëse për sulmuesin e Liverpoolit.
Siç raportohet, klubi nga ‘San Siro’ do t’i ofrojë lojtarit kontratë katërvjeçare.























