Kryeparlamentari Glauk Konjufca, sonte në “RTK PRIME”
Afet Bela /RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sonte është i ftuar në “RTK PRIME”, emisionin qendror debatues në RTK. RTK.
Ndër të tjera, ai do të flasë për vizitën e tij të mundshme në Gjykatën Speciale, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për takimet e kryeministrit Kurti në SHBA.
Në intervistën e realizuar nga gazetarja Fitore Rexhepi, Konjufca do të japë përgjigje rreth asaj se kush i ka meritat për aplikim të Kosovës në Këshillin e Evropës, nëse ka ndikuar lufta në Ukrainë për këtë aplikim, apo nëse do t’i vizitojë ish-udhëheqësit e UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Ndër të tjera, do të rrëfehet edhe për mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për vizitën e mundshme në Gjykatën Speciale, vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, rastin e ambasadorit Martin e Berishaj, etj.
Intervistën e plotën e kryeparlamentarin Glauk Konjufca mund ta ndiqni sonte në orën 20:15 në RTK1.























