Real Madrid fiton thellë kundër Levantes
Sport

Real Madrid fiton thellë kundër Levantes

Real Madrid ka fituar 6:0 ndaj Levantes. Real Madridi tashmë janë shpallur kampion i La Ligas, ndërsa me këtë humbje Levante bie nga liga.

Vetëm pas 13 minutave lojë, Ferland Mendy u asistua mirë nga Luka Modric dhe realizoi për 1-0.

Gjashtë minuta më vonë Los Blancos ngritën epërsinë në 2-0, kur realizoi kapiteni Karim Benzema pas asistimit nga Vinicius Junior.

Rodrygo shënoi për 3:0 në minutën e 34-të të ndeshjes.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Vinicius Junior realizoi për 4:0.

Ky i fundit shënoi edhe për 5:0, kurse hat-trikun braziliani e kompletoi në minutën e 84-të.