23:44 / 12.05.2022
Trepça pas dy vazhdimeve fiton ndaj Pejës
Trepça ka realizuar edhe fitoren e dytë ndaj Pejës në ndeshjet e gjysmëfinaleve të play-offit.
Rezultati ka qenë 107-105.
Ndeshja ka përfunduar vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.
Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës.
Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni.























