​Ngjarjet e datës 13 maj
Lajme

​Ngjarjet e datës 13 maj

​Ngjarjet e datës 13 maj 2022.

Mbahet ceremonia e dhurimit të 270 frigoriferëve për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë, donacion nga UNICEF-i dhe USAID (QKMF, Njësia e vaksinimit, Prishtinë, ora 9:30)

GLPS dhe Komisioni për Legjislacion mbajnë tryezë diskutimi me temë “Në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept Dokumentin për Vetting” (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 10:00)

Komuna e Skenderajt organizon homazhe për nder të 40-vjetorit të rënies së Tahir Mehës (Prekaz, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 5 maj (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Ambasada e Zvicrës prezanton Programin e Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022–2025 (ora 13:00)

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, mban konferencë për media lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ( MPJD, ora 16:00)


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa