Kuvendi sot debaton për punën një vjeçare të qeverisë së Kosovës
Foto RTK
Lajme

Kuvendi sot debaton për punën një vjeçare të qeverisë së Kosovës

Afet BELA/ RTKlive

Kuvendi Kosovës sot do t’i vazhdojë punimet e seancës plenare, në të cilën në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022.

Në këtë seancë do të ketë debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.