11:24 / 13.05.2022
Sot në “Imazhin e Ditës” flet Skender Hyseni
RTKlive
Sot në emisionin informativ “Imazhin e Ditës” i ftuar është Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-shef i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës e Serbisë.
Në bisedën me gazetaren Blerta Foniqi-Kabashi, ish-ministri Hyseni do të flasë për temat aktuale siç janë bisedimet e sotme në Bruksel, vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbu, çështja e targave dhe çështje tjera aktuale dhe të diplomacisë kosovare.
Po ashtu në lidhje direkte nga Beogradi do të paraqitet Anamaria Repiq dhe nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina.























