Reja promovon stadiumin: “Air Albania” është një thesar
Sport

Reja promovon stadiumin: “Air Albania” është një thesar

UEFA është kritikuar jo pak që zgjodhi “Air Albania”-n për finalen e Conference League, pikërisht për shkak të kapacitetit, megjithatë trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka përkrahur zgjedhjen, duke folur me superlativa për impiantin më të madh dhe modern në Shqipëri.

Trajneri italian, duke folur për mediat vendase, tha se stadiumi “Air Albania” është një “thesar”, që ofron dukshmëri perfekte, teksa pranoi se do të bëjë tifo për Romën e Jose Mourinhos.

“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, ndaj nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar. ‘Air Albania’ është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Murinjo me verdhekuqtë është rinuar”, tha ndër të tjera Edi Reja.

Megjithatë përkundër kritikave, UEFA mbetet e vendosur të shpërndajë sa më shumë eventet e saj të rëndësishme dhe për sezonin e ardhshëm të Conference League ka zgjedhur stadiumin “Eden Arena” të Pragës, që ka një kapacitet më të vogël se “Air Albania”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa