Manchester United-CR7, këto janë zhvillimet e fundit
Sport

Manchester United-CR7, këto janë zhvillimet e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli portugez Cristiano Ronaldo duket se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester Unitedit.

Ish-sulmuesi i Benficës, Real Madridit dhe Juventusit, sipas medieve britanike, do të mbetet në ‘Old Trafford’ edhe në sezonin e ardhshëm, nëse ai është në planet e trajnerit të ri të ‘Djajve të Kuq’.

“Cristiano Ronaldo është i hapur për të qëndruar në Manchester United nëse ai është në planet e menaxherit të ri Erik ten Hag”, shkruajnë mediet angleze.

Ndryshe, Ronaldo është i lidhur me rikthimin në Real Madrid, por edhe me transferimin tek klubi i madh francez, PSG.