Reali ‘blindon’ yllin e tyre, gati kontrata e re
Sport

Reali ‘blindon’ yllin e tyre, gati kontrata e re

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior duket se edhe disa vite do të qëndrojë në Real Madrid.

Mediet spanjolle të premten shkruajnë se ‘Los Blancos’ do t’i ofrojnë kontratën e re brazilianit të vlefshme deri në vitin 2027.

Madrilenët në kontratën e re kanë menduar edhe për rritjen e pagës për Vinicius. Siç raportohet braziliani në kontratën e re e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë, do të përfitojë 8-9 milionë euro në sezon.

Vinicius është duke treguar performancë të shkëlqyer me madrilenët, dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Real Madridi tashmë ka festuar titullin e kampionit në La Ligë, derisa do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpoolit.

Braziliani ka zhvilluar 50 ndeshje në këtë sezon, duke realizuar 19 gola dhe16 asistime. Vinicius aktualisht ka kontratë deri në vitin 2024, por thuhet se shumë shpejtë lojtari do të firmos kontratën e re e cila do të jetë deri në vitin 2027.