Trajneri i Empoli: Asllani po ndiqet nga Interi
Sport

Trajneri i Empoli: Asllani po ndiqet nga Interi

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli tha se Kristjan Asllani është një nga lojtarët e skuadrës së tij që pëlqehet shumë nga klubet e mëdha.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Salernitanës, tekniku theksoi se mesfushori i kombëtares shqiptare është duke u ndjekur me shumë vëmendje nga Interi.

“Djali duhet të fuqizohet më tej dhe të jetë më i qartë, duhet t’i japim kohë. Të gjithë këta djem si Asllani duhet të piqen, duhet të kesh durim për t’i pjekur. Ka kualitete të mëdha dhe mund të luajë kudo, por dihet se mesfusha do kualitet fizik, teknik dhe moral, ka shumë probleme në të. Është duke u parë nga shumë klube të mëdha, veçanërisht po ndiqet me shumë vëmendje nga Inter”, deklaroi Andreazzoli. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa