17:41 / 13.05.2022
Ronaldinho, tifozëve të PSG: "Nëse jo me Messi e Neymar, me kë do luani?"
Pavarësisht se PSG ka bërë një skuadër me yje, suksesi i titullit të Ligue 1 muajin e kaluar mezi u festua nga tifozët.
Shumë tifozë nuk kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e skuadrës këtë sezon, pavarësisht nga një rekrutim i kushtueshëm futbollistësh që solli një sërë emrash të mëdhenj në "Parc des Princes". Përmbysja nga Real Madrid në Champions League është ajo që i ka irrituar më së shumti.
Ish-futbollisti brazialin po edhe i PSG-së, Ronaldinho është munduar t'i qetësojë tifozët.
"Neymar, [Angel] Di Maria, Messi... lojtarët më të mëdhenj janë bashkë. Nëse nuk jeni të kënaqur me këtë, me kë doni të luani?", ka pyetur ai.