Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa
Fotografinë: Zyra e kryeministrit
Lajme

Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar.

Në këtë takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership, të pranishëm ishin edhe ndërmarrës nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Duke theksuar klimën tërheqëse për investime në Kosovë, kryeministri Kurti veçoi zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik si arsye pse Kosova ofron mundësi të artë për investime të reja", thuhet në njoftimin për medie të zyrës së kryeministrit.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowas, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa