Moti sot në Shqipëri
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me  vranësira mesatare dhe të dendura dhe alternime kthjellimesh në pjesën bregdetare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegulline lokale nga reshjet. Reshjet kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore në lindje, jug dhe veriperëndim të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim 1-8m/sek. Deti i forcës 2 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri