13:06 / 14.05.2022
MEPJ, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidentit të EBA
ATSH
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
“Të pikëlluar thellësisht për vdekjen e presidentit të EBA, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan”, thekson MEPJ.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta qeverisë dhe popullit të Emirateve për humbjen e një lideri të madh, bujarinë dhe solidaritetin e të cilit njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shprehet MEPJ.
Presidenti për një kohë të gjatë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Khalifa bin Zayed, vdiq në moshën 73-vjeçare, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit të Gjirit, WAM.