Araujo pas lëndimit mund të jetë në fushë kundër Getafes
Sport

Araujo pas lëndimit mund të jetë në fushë kundër Getafes

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo është kandidat për t`u paraqitur në fushë me Getafen të dielën – vetëm pesë ditë pasi pësoi një dëmtim në kok që bëri të kalojë një natë në spital.

23-vjeçari uruguaian pësoi një goditje të rëndë në fitoren e së martës 3-1 në La Liga kundër Celta Vigos, duke u përplasur me kokë me shokun e skuadrës Gavi.

Ai u desh të trajtohej për dhjetë minuta përpara se të largohej nga fusha me një ambulancë.

“Araujo dëshiron të luajë”, tha Xavi të shtunën.

Araujo u deklarua të premtën përmes një postimi në Twitter. "Faleminderit Zotit gjithçka shkoi mirë dhe nuk ishte asgjë serioze. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj", ka shkruar ai.