15:40 / 14.05.2022
Ancelotti për Salah: Po, është më i miri në botë për pozicionin e tij
Carlo Ancelotti pranoi se asnjë lojtar nuk i afrohet Mohamed Salah në pozicionin e tij për momentin.
“Salah ka thënë se në pozicionin e tij është më i miri në botë dhe mendoj se ka të drejtë”, u tha Ancelotti gazetarëve. "Jam dakord me të. Në pozicionin e tij, po, ai është më i miri në botë".
Egjiptiani, duke folur ditë më parë, e vlerësoi veten.
“Nëse më krahasoni me ndonjë lojtar në pozicionin tim, jo vetëm në ekipin tim, por në botë, do të shihni se unë jam më i miri”, tha ai për BeIN SPORTS.