16:12 / 14.05.2022
Trofeu i Botërorit do të sillet në Kosovë
Uran Krasniqi/RTKLive
Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
"Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.
Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë", ka njoftuar FFK, duke e dhënë linkun e aplikimit për t'u bërë pjesë e ngjarjes.