00:18 / 15.05.2022
Armend Xhoxhaj fiton titullin WBO Inter-Continental
Blerim Halimi / RTKlive
Armend Xhoxhaj e ka fituar titullin WBO Inter-Continental në kategorinë kruzer.
Boksieri prizrenas e ka mposhtur gjermanin Roman Fress, të shtunën mbrëma, në Magdeburg me vlerësim të jurisë.
Dy gjyqtarë vendosën në favor të Xhoxhajt me 98:92 dhe 96:94, ndërsa njëri vendosi në favor të Fressit me rezultatin 96:94.
Kësisoj, Xhoxhaj arriti t'ia rrëmbejë boksierit gjerman brezin WBO Inter-Continental dhe tani gjasat për një luftë për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist janë më të mëdha.
Kjo ishte fitorja e 14-të për Xhoxhajn në boksin profesionist, derisa ka të regjistruara edhe dy humbjeve, derisa për Fress kjo ishte humbja e parë pas 15 fitoreve.