Pastor Akil Pano dekorohet nga Meta
Foto: FB/Ilir Meta
Shqipëri

Pastor Akil Pano dekorohet nga Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka dekoruar sot Pastor Akil Panon me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ai e ka këtë vlerësim për avokatin dhe personalitetin e dalluar të jetës civile e fetare e ka bërë për kontributin që ai ka dhënë në forcimin e bashkëjetesës e harmonisë fetare. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, pata kënaqësinë të vlerësoj një personalitet të dalluar në jetën civile dhe fetare të vendit, një avokat publik në mbrojtje të institucionit të familjes dhe jetës, Pastor Akil Pano”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook. Tutje presidenti shqiptar theksoi se Pano, si nismëtar dhe themelues i lëvizjes qytetare “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”, ka spikatur si promotor i vlerave të larta morale, qytetare, kombëtare dhe të solidaritetit njerëzor. “Për përkushtimin e spikatur për kauzën e mbrojtjes së familjes dhe për mbështetjen ndaj personave në nevojë dhe me aftёsi ndryshe, i akordova Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’”, ka shtuar tutje Meta.
Ai u shpreh falënderues ndaj Pastor Panos, i cili si udhëheqës i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë dha kontributin e tij në forcimin e bashkëjetesës e harmonisë fetare në Shqipëri, e që sipas Metës kjo “është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, me të cilën krenohemi dhe që mbetet një shembull frymëzues për të gjithë botën”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa