17:01 / 15.05.2022
Dukagjini fiton nga Llapi dhe del nga zona e rrezikshme
Uran Krasniqi/RTKLive
Dukagjini ka realizuar fitore nga Llapi, në ndeshjen e sotme në kuadër të javës së parafundit në Superligë.
Klinasit kanë fituar me rezultat 3-2.
Ka qenë Merlaku ai që ka realizuar tre gola për Dukagjinin.
Për Llapin golat janë realizuar nga Jashari dhe nga Veliu.
Me këtë fitore Dukagjini i ikën rrezikut të rënies nga Superliga, duke u pozicionuar në pozitën e pestë me 49 pikë.























