41 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shqipëri

41 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Blerim Halimi / RTKlive

Shqipëria ka shënuar 41 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus nga 341 testime të kryera, derisa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Tirana prin me rastet e reja të konfirmuara, me gjithsej 26. Në nivel vendi 261 qytetarë janë aktivë me COVID-19, ndërsa për trajtim në spital ndodhen 6 pacientë. Ndërkaq, numri i qytetarëve të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është 31.

Nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 275.615 raste, prej tyre 271.857 janë shëruar, 261 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa