Shqipëri: Asnjë kandidaturë për President
Shqipëri

Shqipëri: Asnjë kandidaturë për President

rtsh.al

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur sot për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke qenë se nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për postin e kreut të ri të shtetit, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, ka deklaruar se raundi i parë kosiderohet i kryer pa votim.

Bushka tha se Komisioni i Ligjeve do hartojë një raport të cilin më pas do ia paraqesë Kuvendit, i cili mblidhet në orën 17:00 në një seancë të posaçme.

Siç bëri me dije edhe vetë Bushka, data 15 maj ora 14:00 shënoi përmbylljen e afatit zyrtar për pranimin e kandidaturave për Presidentin e ri.

 ‘Komisioni i ligjeve pas kandidaturave, si rregull mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese dhe parashikimet e ligjit për dekriminalizimin, si dhe ato për integritetin e figurave.

Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse e Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidatutë për presidentin e Republikës nga deputetët e Kuvendit dhe kështu ne do na duhet të vendosim në lidhje me votimin e raundit të parë që sipas Kushtetutës konsiderohet i kryer pa votim. Ne do miratojmë një raport për t’ia paraqitur seancës plenare”, tha Bushka.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri