17:09 / 16.05.2022
Rama-Pompeo: Folëm për lidhjen e ngushtë Shqipëri-SHBA
ATSH
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ish-sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.
Rama ndau disa foto nga takimi i zhvilluar me ish-sekretarin Pompeo, i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri.
Gjatë takimit Rama dhe Pompeo biseduan për disa çështje të rëndësishme për Shqipërinë si dhe për situatën në rajon.
“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, tha Rama.
Kryeministri Rama dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë sot në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.