Zemaj: Mbi 1 mijë profesionistë shëndetësor që dy muaj pa paga
Lajme

Zemaj: Mbi 1 mijë profesionistë shëndetësor që dy muaj pa paga

Blerim Halimi / RTKlive

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, ende nuk i kanë marrë pagat për muajt mars dhe prill.

“Mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve mars dhe prill edhe pse jemi në mes të muajit maj.  Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti, që nënkupton Qeveria dhe MSH, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka thënë se arsyet e mospagesës nuk dihen ende, pasi nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare. Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim. ‘Heronjtë e ditëve tona’, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer!”, ka shkruar tutje Zemaj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa