Vizita në Shqipëri, Mike Pompeo takon MEK: Po punojnë për çlirimin e Iranit
Shqipëri

Vizita në Shqipëri, Mike Pompeo takon MEK: Po punojnë për çlirimin e Iranit

rtsh.al

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Twitter se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka qenë në kampin e "Muxhahedinëve Ashraf 3" në Manzë, ku është takuar me komunitetin iranian dhe lideren e organizatës "Muxhahedinët e Iranit", Maryam Rajavi.

Pompeo shkruan se muxhahedinët po punojnë për çlirimin e qytetarëve të Iranit nga regjimi që kanë në krye.

“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t'i rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit”, shkruan Pompeo.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit në vizitën e tij në Shqipëri, Mike Pompeo më 16 maj ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur nga ministrja Belinda Balluku e cila nënshkroi memorandum mirëkuptimi me drejtorin e ALBgaz, përfaqësuesin e Overgas dhe Linden energy për projektin e përbashkët të gazit mes shqiptarëve dhe amerikanëve, më pas u takua me Kryeministrin Edi Rama. Pompeo mori pjesë dje edhe në konferencën e mbajtur për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri