Më 23 maj seanca për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit
Shqipëri

Më 23 maj seanca për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit

Denion Ndrenika/RTK

Në Shqipëri u vendos 23 maji për raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit.

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit caktoi të hënën 23 maj ora 18 për seancën e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ora 16 e 22 majit është koha e fundme për të dorëzimin e kandidaturave.

Konferenca e mori vendimin paradite pasi votimi i 16 majit, dështoi të zgjidhte presidentin për mungesë kandidatësh.

Konferenca e Kryetarëve tregoi sërish mospajtime mes qeverisë dhe opozitës dhe mungesën e emrave të kandidatëve.

Kryedeputeti socialist Taulant Balla tha se nuk duhen vendosur kushte përveçse mospranim kandidatësh nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

“Saliu dhe Ilir Meta nuk zgjedhin më president! Ju nuk na lini ne të propozojmë?! Të drejtën grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të propozuar emra, nuk ia hiqni dot dhe nuk mund të vini dot kusht! Si i bëhet që ne do të shkojmë të zgjedhim emrin”?!

Enkelejd Alibeaj kryetar në detyrë i Partisë Demokratike si dhe i deputetëve demokratë kërkoi që procesi presidentzgjedhës të jetë moral dhe kriterial.

“Dihet fare mirë që mazhoranca i ka të vjedhura mandatet për ta zgjedhur në raundi e 4-t dhe të 5-të. Do të na duhet shumë më tepër ne të tjerëve ta ruajtur dinjitetin, për të nderuar procesin për zgjedhjen e presidentit”.

Zgjedhja e presidentit parashihet me 5 raunde sipas nenit 87 të Kushtetutës.

Në 3 raundet e parë duhen 84 vota nga 140 deputetë, pra 3/5.

Në raundet 4 dhe 5 mjafton gjysma plus 1, pra 71 vota nga 140 deputetë.

Mandati presidencial është 5 vjet dhe përfundon ligjërisht më 24 korrik.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri