12 deputetë janë në SPAK për korrupsion zgjedhor
Shqipëri

12 deputetë janë në SPAK për korrupsion zgjedhor

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në Kuvend paradreke se të paktën 12 deputetë janë në shqyrtim për korrupsion zgjedhor.

Por, kryeprokurori as nuk dha emra dhe as saktësoi çështje konkrete pasi që siç vlerësoi kjo lidhet me hetimin.

Deputetët sipas kryeprokurorit janë në Prokurorinë e Posaçme SPAK. “Sa i përket deputetëve janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet"-tha ai.

Zoti Çela i bëri komentet në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Prokurori i Përgjithshëm, foli për hetimet e ngjarjeve të rënda kriminale pasi SPAK-u ka autoritetin e tij ligjor për subjekte të posaçëm si dhe për veprat penale.

"Do të ishte e pasaktë nëse sot u konfirmoja një të dhënë”-u tha zoti Çela deputetëve.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri