Njohësit e drejtësisë e vlerësojnë procesin gjyqësor me shumë parregullsi
Foto: RTKLive
Lajme

Njohësit e drejtësisë e vlerësojnë procesin gjyqësor me shumë parregullsi

Visar Shatrolli/RTK

Gjykata Speciale në Hagë nesër pritet ta shpallë vendimin në rastin ndaj ish-krerëve të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Pas një procesi 1 vjeçar të gjykimit, dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë e mbrojtjes, Dhomat e Specializuara në Hagë do ta japin verdiktin e parë që nga themelimi.

Ndërsa njohës të fushës juridike në Kosovë procesin e gjykimit e konsiderojnë me shumë parregullsi.

Njësitet elite speciale të EULEX-it më 25 shtator të vitit 2020 zbarkuan në zyrat e OVL-UÇK-së, ku u arrestuan Gucati e Haradinaj, pasi Gjykata Speciale akuzoi ata për pengim të drejtësisë, zbulim të emrave të dëshmitarëve e dëmtim të punës së Speciales.

Për këta të dy, Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës më 18 maj do të shpallin aktgjykimin e parë.

Megjithatë, për ata që i kanë përcjellë në vazhdimësi seancat gjyqësore në këto dhoma, procesi ka kaluar me parregullsi të shumta.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se rasti i Gucatit dhe Haradinajt është skandal më vete i Gjykatës Speciale.

"Zyra e prokurorit të disiplinuar duhet ta kishte prioritet se pari te hetoje ne drejtim te cenimit te sigurisë te këtyre dhomave rrjedhën e informacioneve pastaj ti ndjekim personat të tjerë të cilët kanë publikuar sepse është a palogjikshëm që të mos merresh me burimin e problemeve e pastaj te merresh me pasojat që janë krijuar me tej me publikim e këtyre listave”, tha Zekaj.

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka thënë se është interesante shpallja e Aktgjykimit të parë e që ka të bëjë kundër administrimin të drejtësisë, e jo për çfarë është themeluar Specialja, gjykimin e supozuar të krimeve të luftës.

Të mërkurën Gjykata Speciale shpallë aktgjykimin e parë që nga themeli i saj.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme