Për seancën në Hagë, emisioni Aktual special në RTK
BKT
Foto: RTK
Lajmi i Fundit

Për seancën në Hagë, emisioni Aktual special në RTK

Jeton Musliu / RTKlive

Pritet që rreth orës 10:00, të fillojë seanca në Gjykatën Speciale, ndaj të akuzuarve, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

RTK do ta transmetojë drejtpërdrejt seancën në të cilën pritet të shpallet verdikti në lidhje më të akuzuarit të cilët ngarkohen me veprën penale të publikimit të dokumenteve sekrete të Prokurorisë Speciale.

Përveç kësaj, Dhoma e Lajmeve e transmetuesit publik, ka përgatitur edhe program special që do t’i kushtohet kësaj seance, interesimi për të cilën vlerësohet të jetë i lartë për ta ndjekur.

Kjo për faktin se është hera e parë që nga themelimi i Speciales nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, që do të shpallet aktgjykim.

RTK do të fillojë me program special në orën 10:00, për të vazhduar me të ftuar e debat në studio, me lidhje të drejtpërdrejta nga Haga, Skenderaj, Deçani e Prishtina.

Ekipet e RTK-së janë shpërndarë që në orët e para të ditës në teren, ndërsa do të ketë edhe materiale të tjera të përgatitura të cilat do të transmetohen në lidhje me këtë seancë.

Gucati e Haradinaj ngarkohen për veprën penale të publikimit të dokumenteve konfidenciale të Prokurorisë Speciale.

Në fakt këto dokumente ishin dërguar nga një person i panjohur, disa herë në zyrat e OVL të UCK-së në Prishtinë, në gjysmën e dytë të vitit 2020.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit