Blinken sërish në Izrael, përpjekje për ulje të tensioneve/ Video
BKT
Lajmi i Fundit

Blinken sërish në Izrael, përpjekje për ulje të tensioneve/ Video

Luan Qorraj/RTK

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron sërish në Izrael, për herë të dytë brenda 4 ditësh, pas një turi takimesh me udhëheqësit arabë të rajonit, në përpjekje për të parandaluar shndërrimin e luftës në një konflikt më të gjerë në rajon.

Sekretari amerikan i shtetit Athnoy Blinken ka vizituar Izraelin ku u takua me kryeministrin e vendit Bunjamin Netanyahu për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në luftën Izraelite kundër Hamasit.

Sipas Departamentit të Shtetit, gjatë takimit, Blinken rikonfirmoi përkrahjen Amerikane për Izraelin dhe diskutoi koordinimin amerikan me OKB-në dhe partnerët rajonal rreth mundësive për sigurimin e ndihmave për civilët në Gaza. Blinken u takua edhe me presidenti Izraelit Herzog me të cilin bisedoi rreth opsioneve për lirimin e pengjeve që gjinden në Gaza.

Kjo është vizita e dytë e sekretarit të shtetit Amerikan në Izrael brenda një jave - pas vizitës së parë, ai vizitoi shtete e ndryshme arabe të rajonit përfshirë Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Blinken me zyrtarë të ndryshëm, bisedoi rreth mundësive për uljen e tensioneve në lindjen e mesme.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit